Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arratisja e shërbëtoreve nga skllavëria moderne

Është ora pas 7 në një mëngjes korriku me shi dhe 57-vjecarja Sheila Tilan është duke ecur lart e poshtë rrugës private, e cila të çon në një nga rrugët më të shtrenjta të Londrës.

Ajo ka të veshur tuta të bardha dhe një bluzë të zezë, ashtu siç ka thënë ajo se do të ishte. Vrapuesit kalojnë afër dhe një rojë sigurimi ulet në një kabinë aty afër, duke ruajtur një portë të një rezidence multi milionë funtesh, shkruan KOHA. Sheila bën sikur po flet në telefon në mënyrë që të mos rrokë vëmendje.

Pas gati një ore, një grua e vogël duke mbajtur një çantë shkolle të fëmijëve dhe e veshur me tuta vjollce del nga një prej shtëpive. Ajo drejt Sheilas dhe të dyja përqafohen me mall. Ato kanë folur vetëm nëpërmjet telefonit për disa javë, por kjo është hera e parë që takohen. “Më falni, më duhej ta përgatisja mëngjesin”, thotë Florence duke pëshpëritur.

Atë mëngjes, si çdo mëngjes tash e katër vjet, Florence, e cila është nga Filipinet dhe duket më e re sesa 28 vjetët e saj, kishte përgatitur mëngjesin dhe kishte rregulluar dhomën e ndenjes të shtëpisë së punëdhënësit të saj.

Por ky mëngjes do të ishte më ndryshe sepse një natë më parë ajo kishte mbledhur gjërat e saj në një çantë krahu dhe kishte vendosur të vishte tri palët e tutave dhe katër bluza në të cilat nuk do të mund të përhumbej.