Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arratisja e drejtoreshës së shkollës nga persekutimi taleban

Aqila, bashkëshorti i saj Musa, ish-shofer taksie 47-vjeçar në Kabul dhe tre fëmijët e tyre, 9, 14 dhe 22 vjeç, janë ndër 1.2 milion afganët që u larguan nga vendi i tyre pasi talebanët morën pushtetin në gusht 2021. Në Afganistan, Aqila i ishte përkushtuar përmirësimit të kushteve për nxënëset e saj femra. Sayed ul-Shuhada ishte një nga shkollat e mesme të pakta në lagjen hazara të Kabulit

Në një ditë të ftohtë nëntori, Aqila Tavakali dhe djali i saj 14-vjeçar u përballën me një erë të akullt ndërsa ecnin disa blloqe nga banesa e tyre e përkohshme në shkollën e tij të re. Abolfazli do t’i thoshte lamtumirë nënës dhe Aqila e shikonte teksa ai zhduket nga dyert e hyrjes kryesore.

Newtonbrook Secondary, në veri të Torontos, Kanada, shtrihet në një bllok qyteti. Më shumë se 2.000 nxënës nga klasa e tetë deri në 12 ndjekin shkollën aty.

Me fusha basketbolli, një pishinë dhe një auditor të madh, shkolla ofron llojin e arsimit që 44-vjeçarja Aqila mund të ëndërronte vetëm të ofronte kur ishte drejtoreshë në një shkollë vajzash në Kabul, Afganistan deri në tetor 2021.

Me lot në sy

Ajo fshin një lot nga syri i saj në një përpjekje të kotë për të frenuar një përrua që rrjedh nëpër faqet e saj.

Edhe Dëshpërimi i vajzave të reja në Afganistan nga privimi i mundësisë për t’u shkolluar Botë Dëshpërimi i vajzave të reja në Afganistan nga privimi i mundësisë për t’u shkolluar

“Nuk kalon asnjë ditë që unë të mos mendoj për studentët e mi në Sayed ul-Shuhada”, tha ajo për “Al-Jazeeran”. “Ata ishin shumë të varfër ekonomikisht, por ishin edhe shumë të zgjuar”.

Aqila, bashkëshorti i saj Musa, ish-shofer taksie 47-vjeçar në Kabul dhe tre fëmijët e tyre, 9, 14 dhe 22 vjeç, janë ndër 1.2 milion afganët që u larguan nga vendi i tyre pasi talebanët morën pushtetin në gusht 2021.

Në Afganistan, Aqila i ishte përkushtuar përmirësimit të kushteve për nxënëset e saj femra. Sayed ul-Shuhada ishte një nga shkollat e mesme të pakta në lagjen hazara të Kabulit. Më shumë se 7.000 vajza ndiqnin shkollën në tre turne në ditë, nga klasa e parë deri në 12.

Kur Aqila u emërua drejtoreshë në vitin 2013, vajzat ishin të uritura për arsim, por burimet për to ishin të pakta. Ata i merrnin mësimet jashtë, të ulur në tokë në elemente, ndërsa djemtë mësoheshin në klasa brenda. Kështu, Aqila filloi një fushatë shumëvjeçare për mbledhjen e fondeve për të ndërtuar ndërtesa të reja për numrin në rritje të studentëve femra.

Image
Aqila me ish-nxënësen e saj, Mahnaz Aliyar, në Islamabad, pas ikjes nga Afganistani

Por suksesi i saj e bëri atë dhe shkollën cak.

“Ishte si fundi i botës”

Në maj të vitit 2021, disa makina-bomba shpërthyen jashtë portës së shkollës, pikërisht kur vajzat po largoheshin nga klasa. Tetëdhjetë e pesë persona u vranë, shumica prej tyre gra të reja. Kur ajo foli me “Al-Jazeeran” dy muaj pas sulmit, ishte ende në zi për humbjen e tyre.

“Ishte si fundi i botës”, tha Aqila, imazhet e gjakut dhe trupave dhe familjeve të furishme që kërkonin vajzat e tyre ende të papërpunuara në mendjen e saj. “Qëllimi i sulmuesve ishte t'i ndalonin vajzat të arsimoheshin. Sido që të jetë, ata donin t'i ndalonin”.

Edhe para bombardimeve, Aqila kishte filluar të merrte kërcënime anonime. Mesazhe dhe telefonata nga numra të panjohur, që e paralajmërojnë të ndalojë punën ose të përballet me pasoja të rënda për të vazhduar. “Ata thanë se e dinë se ku po jetoj dhe ku vajza ime po shkon në universitet. Ata thanë se do ta rrëmbenin nëse nuk do të ndaloja së shkuari në punën time”. Përafërsisht në këtë kohë, talebanët po fitonin territor në të gjithë vendin, me provincë pas krahine që binte nën kontrollin e tyre. Megjithatë, pak besonin se Kabuli do të binte menjëherë, pavarësisht faktit se forcat amerikane kishin vendosur një afat shtator për t'u larguar.

Por talebanët morën Kabulin dhe pushtuan pjesën tjetër të vendit, në gusht të atij viti dhe pothuajse menjëherë ndaluan të gjitha vajzat të ndiqnin shkollën e mesme. Aqila bëri disa intervista me mediat afgane, duke i bërë thirrje grupit të rihapë shkollat për vajzat e rritura. Të afërmit e saj shqetësoheshin se ajo po e vinte veten dhe familjen e saj në rrezik më të madh. Kur kërcënimet filluan të vinin më shpesh, ajo vendosi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të largohej.

“Ishte vërtet e vështirë për mua”, rrëfeu ajo. Do të ishte hera e dytë që Aqila largohej nga vendi i saj. Ajo ishte larguar për në Iran me prindërit dhe vëllezërit e motrat e saj kur ishte adoleshente në vitin 1994 kur talebanët u ngritën në pushtet, duke u kthyer në vitin 2005, katër vjet pas pushtimit të SHBA-së që rrëzoi sundimin e tyre.

Edhe Gratë afgane humbin shpresën e fundit pasi talebanët ndërpresin internetin Botë Gratë afgane humbin shpresën e fundit pasi talebanët ndërpresin internetin

“Kur Hamid Karzai u bë president në vitin 2001, ai u kërkoi njerëzve që të lutemi të ktheheshin në shtëpi dhe të rindërtonin. Dhe unë isha një nga ata mijëra refugjatë që u kthyen në Afganistan me shpresën për të rindërtuar vendin”.

Përpjekja e kotë

Këtë herë, megjithatë, dalja nga Afganistani do të ishte një nga sfidat më të mëdha me të cilat është përballur ndonjëherë Aqila. Megjithë përpjekjet e shumta – duke përfshirë edhe të njohur të huaj – për të marrë familjen në mjetet e transportit ajror të huaj, rezultuan e pamundur. Dhe shkuarja në aeroport po bëhej më e rrezikshme nga dita në ditë.

Në ditët para tërheqjes përfundimtare të forcave perëndimore më 30 gusht 2021, bota shikonte me tmerr teksa skena zemërthyese transmetoheshin nga aeroporti i Kabulit. Dhjetëra mijëra afganë të dëshpëruar u grumbulluan jashtë, disa duke u ngjitur mbi muret gjembore dhe duke u varur në rrotat e fluturimeve të evakuimit që ngriheshin, përpara se të binin për vdekje.

Pas fluturimeve të fundit, mundësitë për t'u larguar nga vendi u shpërbënë.

Aqila u dekurajua. Talebanët lëshuan një dekret që të gjitha gratë në pozita të larta duhet të ndalojnë së shkuari në punë. Por ajo rezistoi dhe u kthye te Sayed ul-Shuhada për të drejtuar shkollën fillore për vajzat më të vogla.

“Talebanët vinin shpesh në shkollën time”, tha ajo. “Dhe ata do të refuzonin të pranonin që unë isha drejtori, duke folur vetëm me kolegët e mi meshkuj. Ishte shumë e dhimbshme për mua.”

"Vrapuam drejt kufirit"

Gjendja e tyre tërhoqi vëmendjen e gazetarit kanadez, Brennan Leffler. Atë shtator, ai, së bashku me një grup miqsh, vendosën të aplikojnë në një program qeveritar që lejon kanadezët të sponsorizojnë dhe të zhvendosin refugjatët, me një zotim paraprak për paratë e tyre që do të mbështesin familjen gjatë vitit të tyre të parë. Programi u krijua vite më parë për të ndihmuar në vendosjen e refugjatëve sirianë; grupi i miqve u këshillua të aplikonte në pritje që qeveria do ta ringjallte atë për të ndihmuar 40.000 afganët që Kryeministri Justin Trudeau ishte zotuar të sillte në Kanada.

Më pas ata u lidhën me një organizatë jofitimprurëse, Gazetarët për të Drejtat e Njeriut, që punoi për të sjellë afganë të rrezikuar në Kanada. Lista e tyre kishte tashmë 500 emra në të. Dukej dërrmuese. Por Brennan arriti të fuste Aqila dhe emrat e familjes së saj në këtë listë.

Sfida më e madhe ishte largimi i familjes nga vendi kur mijëra njerëz po përpiqeshin dëshpërimisht të bënin të njëjtën gjë. Vende në fluturime private u premtuan nga qytetarë të ndryshëm privatë dhe OJQ që po i organizonin, më pas u anuluan në momentin e fundit pa dhënë arsye, pasi prisnin me valixhet e mbushura për të shkuar në aeroport.

Edhe Pasiguria e refugjatëve afganë në Iran në kohë lufte Botë Pasiguria e refugjatëve afganë në Iran në kohë lufte

Me opsionet për t'u larguar duke u pakësuar nga dita në ditë, organizata jofitimprurëse i ndihmoi ata të merrnin viza për në Pakistan në tetor 2021, pas dy muajsh torturues pritjeje dhe u bënë marrëveshje për t'i çuar ata nga Kabuli në Islamabad. Ata shitën në heshtje shtëpinë e tyre dhe shumicën e sendeve të tyre, dhe Aqila u tha lamtumirë kolegëve të saj në Sayed ul-Shuhada. Dhe pastaj, në orët e hershme të mëngjesit një ditë në fund të tetorit, një makinë erdhi t'i merrte nga shtëpia e tyre për t'i nxjerrë jashtë qytetit. Të rraskapitur, të shqetësuar dhe të frikësuar nga rojet talebane në kufi, ata pritën në radhë në vendkalimin Torkham për tetë orë të tensionuara përpara se të vuloseshin përfundimisht pasaportat e tyre dhe t'i përcillnin.

“Ka rreth 10 metra deri në kufi”, kujton Aqila, “dhe kur i morëm pasaportat tona, ishim aq të lumtura që sapo vrapuam 10 metra në anën e Pakistanit. Dhe më në fund mund të merrnim frymë”. (Përktheu: Rexhep Maloku)

Image
Radha në pikën kufitare Torkham nga Afganistani në Pakistan