Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Armëpushimi Izrael – Hamas hyn në fuqi të premten, do të lirohen edhe pengjet e para

Katari ka njoftuar se 13 pengje që janë marrë nga Hamasi në Izrael më 7 tetor do të lirohen të premten.

Armëpushimi katërditor do të hyjë në fuqi nga ora 7 e mëngjesit të premten, ndërsa pengjet e para do të lirohen nga ora 16:00.

Katari kishte ndërmjetësuar marrëveshjen mes Izraelit e Hamasit. Sipas marrëveshjes do të ketë armëpushim katëditor, ndërsa gjatë kësaj periudhe do të lirohen me faza 50 pengje që mbahen në Gaza, ndërsa Izraeli do të lirojë 150 të burgosur palestinezë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Maji al-Ansari, ka thënë se pengjet do t’i dorëzohen Kryqit të Kuq dhe ideja është për të bërë transferimin sa më të sigurt për të gjitha palët.

“Duhet të kujtojmë se kjo është një zonë lufte”, tha ai.