Botë

Arma e përdorur në atentatin ndaj Trumpit mund t’i përkiste babait të sulmuesit

Shërbimi sekret në tubimin e Trumpit

Shërbimi sekret në tubimin e Trumpit

Foto: Associated Press

Arma e cila është përdorur në atentatin ndaj kandidatit amerikan për president, Donald Trump, mund t’i përkasë babait të të dyshuarit teksa motivet mbeten të paqarta, sipas zyrtarëve të sigurisë.

Hetuesit janë duke u marrë me rastin nëse arma e përdorur nga sulmuesi i përkiste babait të tij dhe nëse është blerë legalisht, raporton Sky News.

Deri më tash motivi i sulmuesit të armatosur nuk është i qartë. Zyrtarët, që ose janë të përfshirë ose të informuar drejtpërdrejt rreth hetimit, thanë se FBI-ja po e përpunon skenën e krimit, për ta përcaktuar sekuencën e ngjarjeve.

Ata gjithashtu janë duke punuar për të gjetur më shumë të dhëna për të dyshuarin, Thomas Matthew Crooks.

Sulmuesi ishte 20-vjeçar dhe nga Bethel Park i Pennsylvanisë.