Dhjetëra arkivole janë lënë të varur në ajër pas shembjes së një godine katërkatëshe që shërben si varrezë.
Ky është incidenti i dytë që ndodh në varrezën më të vjetër në Napoli brenda vitit, për të cilat kritikët kanë fajësuar menaxhmentin e saj, shkroi The Guardian.
Autoritetet mbyllën varrezën Poggioreale – më e madhja në Napoli – ndërsa nisi hetimi mbi shembjen e godinës së mermertë. Asnjë vizitor nuk ishte në varrezë në momentin e shembjes.
Familjet e të vdekurve kanë mbajtur protestë të martën.
Maurizio Boddi, bashkëshortja, prindërit dhe vjehrrit e të cilit janë të varrosur në godinë, i tha Italy Dire: “E vetmja gjë e mirë është se arkivolet e tyre nuk kanë rënë pasi janë të varrosur më thellë godinës”.
Në shkurt të vitit të kaluar, 200 arkivole ranë në det në Itali pasi një pjesë e një varreze u shemb.
-
Arkeologët në gjurmë të varrezave 2500-vjeçare nën fabrikë makaronash në Napoli
-
Katër të vdekur pas një aksidenti me teleferik në Itali
-
Banorët e Napolit kalojnë natën jashtë dhe në vetura pas një tërmeti
-
Dy fëmijë të vdekur nga shembja e një ndërtese në Itali
-
Akullnaja Marmolada e Italisë mund të zhduket deri në vitin 2040, thonë ekspertët