Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arabia Saudite ka ekzekutuar 81 të dënuar brenda një dite

Arabia Saudite ka ekzekutuar të shtunën 81 persona të dënuar për një sërë krimesh, duke përfshirë vrasjet dhe që i përkisnin grupeve militante.

Ky është ekzekutimi më i madh masiv i kryer nga mbretëria, viteve të fundit.

Agjencia shtetërore saudite e Shtypit njoftoi ekzekutimet, duke thënë se ato përfshinin "të dënuar për krime të ndryshme, duke përfshirë vrasjen e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm".

Mbretëria ka bërë të ditur gjithashtu se disa nga të ekzekutuarit ishin anëtarë të al-Kaidës, grupit të Shtetit Islamik dhe mbështetës të rebelëve Houthi të Jemenit.

“Të akuzuarve u është dhënë e drejta për një avokat dhe u janë garantuar të drejtat e tyre të plota sipas ligjit saudit gjatë procesit gjyqësor, i cili i shpalli ata fajtorë për kryerjen e krimeve të shumta të tmerrshme, që lanë të vdekur një numër të madh civilësh dhe oficerësh të zbatimit të ligjit”, u bë e ditur nga kjo agjenci.

Edhe Kritika ndaj Arabisë Saudite për rritjen e numrit të dënimeve me vdekje Botë 1 v. më parë Kritika ndaj Arabisë Saudite për rritjen e numrit të dënimeve me vdekje

Ekzekutimi i fundit masiv i mbretërisë ka ndodhur në janar të vitit 2016, kur mbretëria ekzekutoi 47 persona, duke përfshirë një klerik të shquar shiit të opozitës, i cili kishte mbledhur demonstrata në mbretëri.

Në vitin 2019, mbretëria u preu kokën 37 qytetarëve sauditë, shumica e të cilëve shiitë pakicë, në një ekzekutim masiv në të gjithë vendin për krime të dyshuara të lidhura me terrorizmin.