Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arabia Saudite hedh poshtë rezolutën e Senatit amerikan, mohon akuzat për vrasjen e Khashoggit

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë hedhur poshtë rezolutën e Senatit amerikan, në të cilën princi i kurorës të Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman, akuzohet për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Senati, të enjten, miratoi rezolutën që kërkonte t'i jepet fund ndihmës amerikane për forcat e koalicionit saudit në Jemen.

Sipas sauditëve, rezoluta paraqet ndërhyrjen e Senatit në punët e brendshme të Arabisë Saudite dhe rrezikon rolin rajonal dhe global të Mbretërisë saudite.

Khashoggi, gazetar dhe kolumnist i "The Washington Post", u vra më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll. Prokuroria turke konstatoi se ai u mbyt, pasi hyri në konsullatë dhe se trupi i tij u copëtua.

Hetimi i çështjes është ende në vazhdim me theks në kërkimin e mbetjeve të Khashoggit.

Sipas Agjencisë amerikane të inteligjencës, urdhrin për vrasjen e Khashoggit e ka dhënë princi i kurorës saudite, Muhammed bin Salman.