Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arabia Saudite arreston burrin që nderoi Mbretëreshën Elizabeth II gjatë qëndrimit në Mekë

Një burrë është arrestuar në Arabinë Saudite pasi ka deklaruar se kishte udhëtuar për në qytetin e Shenjtë të Mekës për ta nderuar Mbretëreshën e vdekur të Mbretërisë së Madhe, Elizabeth II.

Burri, nga Jemeni, kishte postuar një video të tij në rrjetet sociale brenda oborrit të Xhamisë së Madhe të Mekës, vendi më i shenjtë në Islam, duke ia kushtuar pelegrinazhin e tij në Umra mbretëreshës së ndjerë, raportoi Daily Mail të mërkurën.

Pamjet tregojnë burrin duke mbajtur në duar një pankartë, ku shkruhej në anglisht dhe arabisht: “Umra për shpirtin e Mbretëreshës Elizabeth II, Allahu e dhëntë paqen në parajsë dhe e pranoftë atë në mesin e të drejtëve”.

Klipi u shpërnda shpejt në internet dhe fitoi vëmendje ,duke shkaktuar zemërim në mesin e myslimanëve të devotshëm.

Burri u arrestua më vonë nga Policia Saudite për “shkelje të rregulloreve dhe udhëzimeve” të vendit të shenjtë.

Forcat e sigurisë më pas e dërguan atë në prokurori për t'u përballur me akuzat.

Edhe “Burgjet” sekrete për rehabilitimin e grave që nuk u binden burrave Botë “Burgjet” sekrete për rehabilitimin e grave që nuk u binden burrave

Xhamia e Madhe është e ndaluar për jomuslimanët.

Arabia Saudite gjithashtu ndalon tabelat dhe sloganet politike nga oborri i shenjtë nga frika e ofendimit të ndjeshmërisë islamike.