Turqia ka nënshkruar kontratë me Rusinë për blerjen e sistemit mbrojtës kundërajror të tipit S-400 është shprehur Rexhep Taip Erdogan për mediat raporton Radio TV publik i Serbisë.
Kjo është kontrata më e madhe që ka lidhur Ankaraja me Moskën. Presidenti turk Erdogan e ka bërë këtë deklaratë për të përditshmen “Hyriet” duke shtuar se parapagimi është kryer për blerjen e këtij sistemi.
Shitja e mbrojtjes kundërajrore e sistemit të fjalës së fundit prodhim rus ndaj një vendi anëtar të NATO-s paraqet etapë të re miqësore mes Turqisë dhe Rusisë ku raportet mes tyre kanë qenë në krizë.
Presidenti rus Vladimir Putin tërhoqi në fund të majit të këtij viti, pjesën më të madhe të sanksioneve ndaj Ankarasë pas rrëzimit të avionit luftarak rus në Siri në vitin 2015.
Pas këtij incidenti Rusia ndërtoi sistemin kundërajror S-400 si masë sigurie për avionët e vet në Siri ku udhëhoqi operacionin ushtarak ajror në mbrojtje të forcave të presidentit sirian Bashar Al Asad.
-
Samiti i NATO-s në Turqi, cila pritet të jetë dhurata e Trumpit për Erdoganin?
-
Trumpi i bën thirrje Erdoganit të ndalojë blerjen e naftës ruse
-
Trumpi ndërroi aeroplanin presidencial në mes të udhëtimit pas paralajmërimit të Shërbimit Sekret
-
Trump shkoi në Turqi me aeroplanin e ri, u kthye me të vjetrin – çfarë ndodhi?
-
Erdogani u kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet e industrisë së mbrojtjes