Një anije-cisternë është goditur për një rezidence historike në Bosfor të Stambollit të shtunën pasi pajisja e saj drejtuese u bllokua, ka thënë CNN turk, duke shtuar se trafiku në atë vijë është suspenduar në të dyja anët.
Në zonë janë dërguar anije shpëtimi dhe anije tjera të rojës bregdetare pas aksidentit dhe anija-cisternë “Vitaspirit”, që bartte flamurin e Maltës, u tërhoq nga vendi i aksidentit dhe u soll në breg të detit, raporton CNN Turk, transmeton Koha.net.
Deri në këto momente nuk ka ndonjë informatë për dëme në njerëz, por pamjet nga aksidenti shfaqin dëme të konsiderueshme materiale të ndërtesës historike që gjendet nën urën Fatih Sultan Mehmet, një nga tre kalimet mes Stambollit aziatik dhe atij evropian.
Rezidenca “Hekimbasi Salih Efendi Mansion” ka qenë në atë zonë të Shtegut të Bosforit që nga shekulli i 18-të dhe përdoret për të organizuar dasma dhe koncerte.
İstanbul Boğazı’ndaki gemi kazasına dair çok çarpıcı görüntüler geliyor! pic.twitter.com/FAFOE8bh9e
— Melih Altınok (@melihaltinok) April 7, 2018
-
SHBA-ja qëllon një anije iraniane të naftës në Gjirin e Omanit
-
Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se është goditur një anije e tyre në Hormuz
-
Goditet një cisternë nafte në brigjet e Omanit
-
Stambolli goditet nga një tërmet me magnitudë 6.2
-
Përplasen një cisternë nafte me një anije mallrash në Detin e Veriut