Një anije gjigante kontejner, e gjatë sa katër fusha të futbollit, ka mbetur e ngujuar në ujërat e Kanalit të Suezit në Egjipt, duke e bllokuar trafikun në njërin prej shtigjeve më të ngarkuara ujore në botë.
Si pasojë e kësaj, me dhjetëra anijeve më të vogla u është pamundësuar kalimin teksa kanë pritur ekipet e shpëtimit për të liruar nga cekëtina anijen 400 metra të gjatë. Egjipti ka hapur kanalin e vjetër për të shmangur ngarkimin e mëtejmë të kanalit të Suezit. Rreth 12 për qind e tregtisë botërore kalon nëpërmjet kanalit të Suezit, i cili e lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq, dhe siguron një kalim më të shkurtër detar midis Azisë dhe Evropës.
Artikuj të ngjashëm
-
Lirohet Kanali i Suezit pas disa orësh bllokimi
-
Anija që bllokoi Kanalin e Suezit në mars, kaloi të njëjtën rrugë pa ndonjë incident
-
Egjipti arrin marrëveshje për lëshimin e anijes që bllokoi Kanalin e Suezit
-
Egjipti fillon hetimet rreth ngujimit të anijes në Kanalin e Suezit
-
Dështojnë përpjekjet për të lëvizur anijen e bllokuar në Kanalin e Suezit