Emigrantët nga Bashkimi Evropian do të kenë lehtësira për të marrë vizë nga Britania e Madhe.
Atyre mund t’u jepet vizë dy-vjeçare për të jetuar dhe punuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas gazetës së njohur britanike “The Telegraph” Komiteti Këshillimor për Migracionin ka publikuar një raport.
Sipas raportit Britania e Madhe pritet të veprojë si Zelanda e Re, Australia dhe Kanadaja për t`u dhënë një status më të veçantë emigrantët midis moshës 18 dhe 30.
Raporti thotë: “Ka disa arsye pse kemi vendosur këtë moshë, duke qenë se emigrantët më të rinj kanë një shans më të madh për të punuar më gjatë në krahasim me moshat e tjera dhe mund të japin një kontribut më të madh te financat publike, ndërkohë që janë të konsideruar si më të prirë për të pasur sukses”.
-
Punëtorët pa diploma nuk do të mund të marrin viza pune në Britaninë e Madhe
-
Refugjatët në Britani do të përballen me 20 vjet pritje për të fituar qëndrim të përhershëm
-
Mosha e votuesve në Britani do të ulet në 16 vjeç deri në zgjedhjet e ardhshme
-
Shtetasve të BE-së, 28 ditë afat për të aplikuar për qëndrim në Britani
-
Britania e Madhe rikthen sistemin e vizave