Një sulm i koordinuar ka ndodhur në rajonin e policisë të Akropolit, në qendër të kryeqytetit grek, Athinë.
Policia greke thotë se persona të maskuar, që u përkasin grupeve anarkiste, hodhën kokteile molotov dhe gurë kundër rajonit të policisë, duke shkaktuar panik mes banorëve të zonës.
Sulmi ka ndodhur rreth 23:30 të së shtunës, në rajonin e policisë së Akropolit, duke shkaktuar dëme materiale. Policia sqaron se sulmi zgjati disa minuta dhe autorët u larguan me shpejtësi, duke u shpërndarë në rrugicat e zonës, transmeton tch.
Nga flakët u dëmtua një automjet i policisë, por për fat nuk pati të plagosur. Roja i rajonit mundi të futet brenda godinës, duke shmangur dëmtimet.
Policia ndaloi disa të dyshuar, por asnjë prej të ndaluarve nuk pranoi të ketë lidhje me sulmin kundër rajonit policor.
-
Komisariati në Athinë qëllohet me 4 bomba Molotov, u dogjën dy makina policie
-
Eskalojnë protestat në Greqi, qeveria akuzohet për mostransparencë për aksidentin ku vdiqën 57 persona
-
Protesta të dhunshme në Athinë në përvjetorin e vrasjes së adoleshentit
-
Dhunë në Athinë, 3 policë të lënduar në protestat ndaj brutalitetit policor
-
Sulmohet ambasada e SHBA-së në Athinë