Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Amnesty kritikon Iranin për arrestimet masive

Mbi 7,000 njerëz janë arrestuar në Iran në vitin 2018, tha organizata ndërkombëtare për të drejtet e njeriut Amnesty International.

Ajo e cilësoi 2018-ën si "vit të turpit" në Iran.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në raportin e publikuar të enjten, Amnesty tha se në mesin e të arrestuarve ka protestues, studentë, gazetarë, aktivistë të mjedisit, punëtorë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut.

"Rreth 50 nga të arrestuarit kanë qenë punonjës në media", thuhet në raport.

"2018-ta do të futet në histori si vit i turpit për Iranin", tha Philip Luther, hulumtues për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut pranë organizatës Amnesty International.

"Autoritetet e Iranit kanë bërë përpjekje të shuajnë çdo shenjë mospajtimi duke rritur goditjen e tyre ndaj së drejtës për liri të shprehjes", tha ai.

Të mërkurën, një gjykatë në Iran e dënoi gazetarin Yashar Soltani​ me pesë vjet burgim.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, Soltani është gjetur fajtor për raportim të rremë.

Në vitet e fundit, ai vazhdimisht ka hetuar korrupsionin në sektorin publik të Iranit.