Uashington, 3 qershor - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej disa ditësh tashmë, po mbahen protesta të dhunshme për shkak të vdekjes së George Floyd.
Konfrontimet mes protestuesve dhe forcave të policisë nuk kanë qenë të pakta, ndërsa nuk kanë munguar as arrestimet.
Disa qytetarë që protestonin në Uashington DC u gjetën të bllokuar nga policia në të gjitha anët e rrugës.
Në këtë moment, një derë shpëtimi u hap për ta. Ishte një qytetar, i cili hapi derën e shtëpisë dhe strehoi brenda 80 protestues.
Ata qëndruan për disa orë brenda. Pasi u larguan, protestuesit lanë jashtë derës pankarta dhe shënime në shenjë falënderimi për të zotin e shtëpisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia ndal protestën pro-palestineze në universitetin “George Washington”
-
Numër i vogël i protestuesve pro-Trump në Capitol
-
Në përvjetorin e vdekjes së Floydit, familja e tij kërkon reforma në polici
-
Vrasja e një personi me ngjyrë nxit protesta në Mineapolis
-
Si u kapën shkaktarët e kaosit në Washington