Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Amerikanët e vaksinuar nuk kanë nevojë për karantinë nëse hyjnë në SHBA

Njerëzit të cilët janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19 mund të udhëtojnë lirshëm brenda dhe jashtë vendit për sa kohë që mbajnë maska, ka njoftuar Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Në udhëzimin e ri, Agjencia Shëndetësore Qeveritare shtoi se udhëtarët e vaksinuar nuk kanë nevojë të bëjnë karantinë pas kthimit në SHBA apo të bëjnë një test koronavirusi para se të nisen, por ata duhet të vazhdojnë të ndjekin masat e distancimit social.

“Udhëtarët që janë plotësisht të vaksinuar kanë më pak të ngjarë të marrin dhe përhapin COVID-19. Sidoqoftë, udhëtimet ndërkombëtare paraqesin rreziqe shtesë dhe madje udhëtarët plotësisht të vaksinuar janë në rrezik në rritje për marrjen dhe mundësisht përhapjen e varianteve të reja Covid-19", thuhet në njoftim.

Megjithatë, Agjencia Shëndetësore shtoi se "duhet të vazhdojnë të ndjekin rekomandimet e CDC për të udhëtuar të sigurt dhe të testohen 3-5 ditë pas udhëtimit, megjithëse kjo nuk është e obligueshme".