Amerika Latine ka tejkaluar Evropën dhe Shtetet e Bashkuara me numrin e përditshëm të të infektuarve me koronavirus, tha drejtorja e Organizatës Pan-Amerikane të Shëndetësisë, Carissa Etienne.
Rajoni “është bërë tani epiqendër e pandemisë” së koronavirusit, tha ajo në një konferencë për gazetarë.
Brazili është vendi i dytë në botë, pas SHBA-së, me numër të të infektuarve dhe i gjashti me numrin e viktimave.
Mbi 391,000 njerëz atje janë infektuar me koronavirus dhe mbi 24,500 kanë humbur jetën.
Për vendet si Brazili, “tani nuk është koha për t’i lehtësuar kufizimet ose strategjitë parandaluese”, tha Etienne, nga Organizata Pan-Amerikane e Shëndetësisë.
"Tani është koha për të qëndruar të fortë, për të qëndruar vigjilentë dhe për të zbatuar në mënyrë agresive masat e shëndetit publik. Kemi mësuar nga rajonet e tjera, kemi mësuar se çfarë funksionon dhe çfarë jo dhe ne duhet të vazhdojmë ta zbatojmë këtë njohuri në kontekstin tonë”, tha Etienne, përcjell rel.
Edhe
Brazili dhe Meksika shënojnë rekorde vdekjesh nga koronavirusi
Në pjesë të tjera të Amerikës Latine, shpërthimet e koronavirusit po marrin hov në Peru, Kili, El Salvador, Guatemalë, Nikaragua dhe Meksikë.
Në një tjetër lajm të keq për rajonin, linja më e madhe ajrore e Amerikës Latine, LATAM, është bërë kompania e fundit në të gjithë botën që ka shpallur falimentimin, pasi ka pësuar rënie dramatike të biznesit për shkak të pandemisë së koronavirusit.
-
SHBA-ja dhe Brazili, qendra të përhapjes së koronavirusit
-
Mbi 705 mijë viktima dhe 18.7 mln të infektuar me COVID në botë
-
Afërsisht 400 mijë të infektuar, Meksika vendi i dytë më i prekur në Amerikën Latine
-
Bota në pragun e 12 milionë të infektuarve me Covid, në SHBA mbi 60 mijë raste të reja në 24 orë