Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Amerika e Jugut më e goditura në botë nga koronavirusi, afro 251 mijë viktima

Amerika e Jugut dhe Karaibet janë pjesët më të goditura në glob nga Covid-19.

Në total këto hapësira kanë kaluar numrin e 250 mijë viktimave nga koronavirusi.

Në një kontinent ku jetojnë mbi 620 milionë banore, rastet e regjistruara me virusin e rrezikshëm janë mbi 64 milionë, ndërsa numri i viktimave është saktësisht 250 mijë e 969.

Brazili, Peruja dhe Meksika janë vendet më të goditura. Pas SHBA, duhet thënë që Brazili është vendi me numrin më të madh të rasteve ne botë. 3.5 milionë njerëz të infektuar nga të cilët 45 mijë e 3243 vetëm në orët e fundit. Ndërkohe numri I viktimave në Brazil ka shkuar mbi 112 mijë.

Shqetësim të madh po paraqet edhe Argjentina, e cila të enjten regjistroi mbi 8 mijë raste ditore. Vendi me 44 milionë banorë, deri tani ka regjistruar 321 mijë të infektuar dhe 6500 viktima.