Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ambientalistët pengojnë fjalimin e Bidenit në Egjipt

Aktivistët e ambientit kanë penguar përkohësisht fjalimin e presidentit amerikan, Joe Biden, në konferencën për klimën, që është mbajtur të premten në Egjipt. Aktivistët kanë shpalosur një pankartë në të cilën thuhej “njerëzit kundër karburanteve”.

Mirëpo, protesta e tyre zgjati shkurt pasi pjesëtarët e sigurisë kanë ndërhyrë dhe i kanë larguar nga salla. Gjatë fjalimit të tij Bideni ka thënë se shpenzimet e reja në iniciativat e gjelbra e kanë shpalosur angazhimin e SHBA-së ndaj ngrohjes globale.

Ai ka thënë se shpenzimet – pjesë e legjislacionit të gjerë ekonomik, do të ndryshojnë paradigmën dhe do të mundësojnë që SHBA-ja të arrijë cakun e reduktimit të emetimeve deri në vitin 2030.

Pjesëmarrja e Bidenit në konferencën për klimën është ndalesa e tij e parë në udhëtimin rreth botës që ka nisur në fundjavë. Ai pritet të udhëtojë në Kamboxhia për takimin e liderëve të Azisë Juglindore dhe pastaj për Samitin e G-20-s në Bali të Indonezisë.

Të hënën Bideni, si president i SHBA-së, do takohet për herë të parë me homologun e tij kinez, Xi Jinping.

Artikuj të ngjashëm