Ambasadorja amerikane në Doha, Dana Shell Smith, e cila pranoi muajin e kaluar se e kishte të vështirë të shpjegonte politikën e presidentit Donald Trump njoftoi sot se do të heqë dorë nga posti i saj.
Njoftimi i diplomates amerikane vjen ndërkohë që një krizë e rëndë ka përballur Katarin me fqinjët arabë, të cilët akuzojnë Dohan për mbështetje të terrorizmit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këtë muaj, përfundoj tre vitet e mia si ambasadore në Katar”, shkruan Shell Smith në Twitter duke shtuar se ishte e nderuar të punonte në këtë vend.
Në Uashington, një zyrtar theksoi se ambasadorja do të linte edhe Departamentin e Shtetit dhe do të dilte në pension.
Mandati i ambasadorëve amerikanë është përgjithësisht tre vjet.
Shell Smith ishte emëruar në Katar nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama në vitin 2014.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike në fillim të qershorit me Katarin dhe kanë ndërprerë gjithashtu lidhjet ajrore dhe detare me emiratin e vogël të gazit, nën akuzat për mbështetje të terrorizmit dhe lidhjeve me Iranin.
Katari ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.