Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ambasadorit francez i kërkohet largimi nga Nigeri

Ministria e Punëve të Jashtme e Nigerit ka urdhëruar ambasadorin francez, Sylvain Itte, që të largohet nga shteti brenda 48 orëve, duke e akuzuar se ka injoruar ftesën për takim me ministrin.

Ambasadori francez është akuzuar edhe për veprime të Qeverisë franceze që nuk përkojnë me interesin e Nigerit.

Para se të organizohej grusht shteti për rrëzimin e presidentit demokratik, Mohamed Bazoum, Nigeri, ish-koloni franceze, konsiderohej si partneri kryesor i perëndimit në luftën kundër xhihadistëve në rajonin e Sahelit.

Pak ditë pas grusht shtetit, Ambasada franceze në Niamey ishte sulmuar.

Liderët ushtarakë të grusht shtetit kanë kërkuar ndihmë nga mercenarët e “Wagnerit” për t’i ndalur sulmet ekstremiste në Niger.

Edhe Rritet pakënaqësia ndaj francezëve në Afrikë Botë Rritet pakënaqësia ndaj francezëve në Afrikë

Javë më parë, shtetet e Afrikës Perëndimore kërcënuan Juntën me ndërhyrje ushtarake në rast se nuk e kthejnë presidentin në postin e vet.

Junta po e mban atë në arrest shtëpiak dhe shpesh ka kërcënuar edhe me vrasjen e tij.