Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anatoly Antonov, e paralajmëroi Washingtonin se çdo sulm ndaj Krimesë mund të konsiderohet si sulm në territorin rus nga NATO-ja.
Këto deklarime vijnë pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden, deklaroi të dielën se e mbështet trajnimin për pilotët ukrainas në avionët luftarakë amerikanë F-16, raportoi TheGuardian.
Në komentet e publikuara në kanalin Telegram, Antonov tha se SHBA-ja duhet të jetë e vetëdijshme për përgjigjen ruse.
“Deri më tani Uashingtoni po na kundërshton me prokurë. Sidoqoftë, secili specialist e di se nuk ka infrastrukturë për përdorimin e avionëve F-16 në Ukrainë, dhe nuk ka as numrin e kërkuar të pilotëve dhe të personelit të mirëmbajtjes. Çdo do të ndodhte nëse luftëtarët amerikanë do të niseshin nga fushat ajrore të NATO-ja, të operuara nga ‘vullnetarë’ të huaj? Do t’i paralajmëroja përfaqësuesit e Administratës kundër gjykimeve të pamenduara për Krimenë, veçanërisht në drejtim të regjimit së Kievit për sulmet ajrore në gadishull”, deklaroi ambasadori rus.
Presidenti Joe Biden ka thënë se është siguruar nga homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, që avionët luftarakë F-16 që mund t’i jepen Ukrainës, nuk do të përdoren për të sulmuar territorin gjeografik rus.
Edhe
Zelensky e garanton Bidenin se s’do ta sulmojë territorin rus me aeroplanët F-16
Në konferencën e mbajtur bashkë me Zelenskyn gjatë samitit të G7-s që po mbahet në Hiroshima, Bideni u pyet nga gazetarët sesi mund të jetë i sigurt që SHBA-ja do të lejojë vendet evropiane t’i japin Ukrainës F-16 dhe nuk do të përshkallëzohet lufta.
“Zelensky më dha një garanci që nuk do ta sulmojnë territorin rus”, ka thënë ai.
-
Zelensky paralajmëron linjat ajrore të shmangin hapësirën ajrore ruse
-
SHBA-ja flet për rrezik të përshkallëzimit të luftës në Ukrainë
-
Bideni do të ndajë ndihma për Ukrainën që ajo të luftojë edhe vitin tjetër, thotë Blinken
-
Kërcënon Putini: Përdorimi i armëve perëndimore nga Ukraina e vë NATO-n në luftë me Rusinë