Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ambasada suedeze kthehet në Kiev

Ambasadori i Suedisë në Ukrainë, Tobias Thyberg, Maj 2022

Ambasada suedeze në Ukrainë është kthyer në Kiev, ka njoftuar të mërkurën ambasadori i Suedisë në këtë vend, Tobias Thyberg.

“Ekipi i ambasadës është kthyer aty ku e ka vendin, në Kiev, duke mbështetur Ukrainën dhe qytetarët e saj heroikë derisa mbrojnë lirinë e vendit të tyre dhe të Evropës”, ka shkruar Thyberg në Twitter të mërkurën.

Javën e kaluar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se misionet diplomatike nga 27 vende tani po funksionojnë përsëri në kryeqytetin ukrainas.

SHBA-ja ka thënë se ambasada e saj në Ukrainë do të kthehet në Kiev deri në fund të majit “nëse e lejojnë kushtet”.

Edhe ambasadori i Koresë së Jugut në Ukrainë, së bashku me disa anëtarë të stafit të ambasadës në Kiev, janë kthyer në qytet të shtunën dhe presin të nisin punën të hënën.