Ambasada amerikane në Ukrainë e quajti sulmin rus mbi Kiev të turpshëm dhe të dëshpëruar.
Në reagimin e publikuar në Twitter të hënën, Ambasada shkroi se është për t’u admiruar forca dhe qëndrueshmëria e popullit ukrainas.
“Një tjetër sulm i dëshpëruar dhe i turpshëm nga Rusia këtë mëngjes kundër civilëve dhe infrastrukturës civile. Ne admirojmë forcën dhe qëndrueshmërinë e popullit ukrainas. Ne do të jemi me ju për aq kohë sa ju duhet”, thuhet në njoftim.
Të paktën tre persona u vranë në sulmet ruse mbi Kiev mëngjesin e së hënës. Sulmi sipas autoriteteve u krye me dronë kamikazë.
Disa objekte banimi u dëmtuan, derisa në vendngjarje dolën ekipet e zjarrfikësve dhe të kërkim-shpëtimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky e quan “të pamëshirshëm” sulmin e Rusisë mbi Kiev
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev
-
Rusia kërcënon Kievin me sulme të reja, u bën thirrje shtetasve të huaj ta lëshojnë atë
-
Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, të paktën 13 të vrarë
-
Rusia lëshon mbi 400 dronë, vriten katër persona