Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është shtruar në Spitalin Ushtarak të Beogradit, pasi ka përjetuar probleme me zemrën.
Lajmi është konfirmuar sot nga zyra e tij, transmeton Koha.net.
Një zyrtar qeveritar, i cili foli në kushte anonimiteti i tha Reutersit sot se “presidenti tani është më mirë”.
Vuçiq 49 vjeçar, u pranua dje, e premte, në një spital ushtarak në Beograd për shkak të problemeve kardiovaskulare.
Megjithëse roli presidencial i Vuçiqit është ceremonial, ai mban kontrollin politik si kryetar i Partisë Progresive Serbe, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 2012.
Artikuj të ngjashëm
-
Raportohet se Vuçiqi është shtruar në spital, del lajmi zyrtar
-
Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
I dënuari për krime lufte në Kosovë lirohet “për shkak të gjendjes shëndetësore”
-
Vuçiqi sëmuret dhe kthehet në Serbi, dështon takimi me Trumpin