Një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se Londra do të jetë qyteti i parë që do të bombardohet në rast të një lufte tjetër botërore, shkruan Sky News.
Duke folur në televizionin rus Channel 1, Andrey Gurulyov, një politikan i Dumës së Shtetit, ka thënë se kryeqyteti i Britanisë së Madhe do të goditet i pari nëse bllokada e enklavës ruse Kaliningrad do të çonte në luftë.
"Ne do të shkatërrojmë të gjithë grupin e satelitëve hapësinorë të armikut gjatë operacionit të parë ajror. Askujt nuk do t'i interesojë nëse janë amerikanë apo britanikë, ne do t'i shohim të gjithë si NATO. Së dyti, ne do të zbusim të gjithë sistemin e mbrojtjes kundër raketave, kudo dhe 100%. Së treti, sigurisht që nuk do të fillojmë nga Varshava, Parisi apo Berlini. E para që do të goditet do të jetë Londra. Është kristal e qartë se kërcënimi për botën vjen nga anglo-saksonët”, ka thënë ai.
Britania është shteti më aktivë që po dënon dhe sanksionon pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
-
Lituania thotë se Rusia po planifikon sulme në infrastrukturë
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Tusk: Traktati i ri Britani-Poloni do të përqendrohet në mbrojtjen kundër Rusisë
-
Rusia kërcënon Kievin me sulme të reja, u bën thirrje shtetasve të huaj ta lëshojnë atë
-
Kremlini vlerëson se Evropa është përfshirë direkt në luftën në Ukrainë