Të gjithë sytë janë te Izraeli për të parë se si do të reagojë ndaj sulmit iranian me dron dhe raketë, por aleatët e tij i kanë kërkuar atij që të shmangë përshkallëzimin.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock thotë se Izraeli “ka fituar në mbrojtje” në raportin e tij me Iranin dhe nuk duhet të ketë një përshkallëzim në rajon.
Presidenti francez, Emmanuel Macron i bashkohet thirrjeve për qetësi dhe thotë se vendi i tij do të bëjë gjithçka që është e mundur për të shmangur një përshkallëzim, raporton BBC.
Dhe siç raportohet, sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron i tha BBC-së se ai mendonte se Izraeli ishte “përsosmërisht i justifikuar” për t’iu përgjigjur Iranit - por i kërkoi vendit të ishte i kujdesshëm dhe “të mendojë me kokë, jo me zemër”.
-
Britania thotë se Izraeli po merr vendim për t'iu përgjigjur Iranit
-
Cameron i kërkon Izraelit të mos përshkallëzojë situatën në Lindjen e Mesme
-
Franca, Gjermania dhe Britania i bëjnë thirrje Iranit për negociata, distancohen nga sulmet
-
Liderët botërorë reagojnë pas sulmit të SHBA-së e Izraelit në Iran
-
Britania, Franca dhe Gjermania i kërkojnë Iranit të mos ndërmarrë asnjë veprim destabilizues