Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev ka thënë të hënën se armatimi i ushtrisë ruse është duke u rritur, siç është duke u rritur edhe ushtria.
Medvedevi i cili është aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, ka reaguar ndaj raporteve të Perëndimit të cilat kanë thënë se Rusisë janë duke i mbaruar armët dhe automjetet ushtarake të cilat nevojiten për të vazhduar pushtimin e Ukrainës.
Ai i ka mohuar raportet, shkruan CNN-i të hënën.
“Duke lexuar analizat e armikut, kam parë vazhdimisht deklarata se ushtarët dhe armët e Rusisë së shpejti do të përfundojnë. Gjithashtu se Rusia ka përdorur të gjitha armët deri tash. Mos shpresoni. Sasia e armëve po rritet gjithashtu edhe tanket, raketat e dronët. Vetëm prisni”, ka thënë ai.