Aleatët e Ukrainës të udhëhequr nga NATO kanë njoftuar dërgimin e armëve të avancuara të mbrojtjes ajrore në Kiev, pas një morie sulmesh raketore ruse.
Armatimi i premtuar nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca dhe Holanda, përfshijnë raketa dhe radarë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë një premtim të ngjashëm. Një sistem i teknologjisë së lartë nga Gjermania tashmë është në Ukrainë, shkruan BBC-ja.
Premtimet vijnë pasi aleatët e Ukrainës nga 50 vende takohen në selinë e NATO-s në Bruksel.
Kievi e përshëndeti samitin si “historik”.
Edhe
NATO: Transferimi i “Patriotëve” në Ukrainë është duke u përgatitur
Disa orë më vonë granatimet ruse goditen qytetin jugor të Mykolaivit të enjten në mëngjes, thanë zyrtart.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Oleksandr Senkevich tha se qyteti ishte i “granatuar masivisht” rreth porës 1 me orë lokale.
“Një ndërtesë banimi pesëkatëshe u godit, dy katet e sipërme u shkatërruan plotësisht. Ekipet e shpëtimit po punojnë në vend”, tha ai.
Ka qenë një javë veçanërisht intensive në Ukrainë, të hënën dhe të martën, ajo pa disa nga bombardimet e saj më të rënda ruse në muajt e fundit, kur më shumë se 100 raketa u lëshuan, duke goditur infrastrukturën energjetike dhe objektiva të tjera joushtarake, duke përfshirë një kënd lojërash për fëmijë.
Të paktë 19 njerëz u vranë në ditën e parë të sulmeve, të cilat përfshijnë goditjen në qendër të Kievit.
Edhe
Rusia kryen sulme masive të martën në Ukrainë
Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se sulmet me raketa ishin hakmarrje ndaj një sulmi në një urë kyçe që lidh Rusinë dhe Krimenë, gadishullin jugor të Ukrainës të aneksuar nga Moska në vitin 2014.
Rusia thotë se shpërthimi i së shtunës ishte organizuar nga agjencia e inteligjencës e Ukrainës, një pretendim i hedhur poshtë nga Kievi.