Zyrtarë të lartë të qeverisë së Kancelares gjermane Angela Merkel kritikuan vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të tërhiqen 9,500 trupa ushtarake nga Gjermania.
Ky vendim do ta zvogëlojë numrin e ushtarëve amerikanë në Gjermani nga 34,500 në 25,000
“Këto plane sërish tregojnë shpërfilljen e administratës së Trumpit ndaj një detyre elementare: përfshirjen e partnerëve aleatë në proceset e vendimmarrjes” tha për Reutersin Johan Wadephul, zëdhënës i Ministrisë se Jashtme të Gjermanisë për grupin parlamentar CDU/CSU.
Të gjithë partnerët e NATO-s përfitonin nga ky bashkim, dhe vetëm Rusia dhe Kina përfitojnë nga mospajtimi, Wadephul tha, duke shtuar: “Washingtoni le të merr parasysh këtë fakt”.
Wadephul gjithashtu tha se evropianët “duhet të zgjohen” dhe të pozicionojnë veten më mirë sa i përket politikave të sigurisë.
Andreas Nick, anëtar i komitetit për marrëdhënie të jashtme në parlament, tha për Deutche Welle se “vendimi nuk ishte teknik por thjeshtë një vendim i motivuar politikisht”.
Edhe
Vendim “i papranueshëm” i SHBA-së për tërheqjen e trupave nga Gjermania
Një zyrtar i SHBA-së i cili nuk dëshiroi të identifikohet, ka thënë të premten se ky vendim erdh si rezultat i muajve pune të zyrtarit të lartë të ushtrisë së SHBA-së, gjeneralit Mike Milley, dhe nuk kishte të bënte asgjë me tensionet në mes Trumpit dhe Merkelit, e cila kundërshtoi planet e Trumpit që të mban takimin G7 këtë muaj, transmeton KOHA.
Tërheqja e trupave, e cila u raportua për herë të parë nga Wall street Journal, është pështjellimi i fundit i marrëdhënieve në mes Berlinit dhe Washingtonit, marrëdhënie shpesh të acaruara gjatë presidencës së Trumpit. Trumpi i ka bërë presion Gjermanisë që të rritë buxhetin e ushtrisë dhe ka akuzuar Berlinin se është “rob” i Rusisë ngase varet nga ky shtet për furnizim me energji.
-
A mund ta ndalojë ligji amerikan Trumpin nga tërheqja e trupave nga Evropa?
-
Gjermania thotë se tërheqja e trupave amerikane ishte e parashikueshme
-
Dy zyrtarë të Senatit shprehin shqetësim për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania
-
SHBA-ja do t’i tërheqë 5000 trupa nga Gjermania në 6-12 muaj e ardhshëm