Një shpërthim i ri i virusit Zika është shumë i mundshëm, kanë paralajmëruar studiuesit, me një mutacion të vetëm që mund të jetë i mjaftueshëm që të shkaktojë përhapje shpërthyese, raportoi BBC.
Sëmundja shkaktoi emergjencë mjekësore në vitin 2016, me mijëra foshnja që lindën me trurin e dëmtuar pasi nënat e tyre u infektuan gjatë shtatzënisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkencëtarët amerikanë kanë thënë se duhet të kërkojnë për mutacionet e reja.
Rezultati në laborator sugjeroi se virusi mund të ndryshojë, duke krijuar variante të reja.
Ekspertët thanë se gjetjet, edhe pse teorike, ishin interesante – dhe një rikujtim se viruset përveç COVID-it mund të paraqesin rrezik.
Zika përhapet nga kafshimi i mushkonjave Aedes. Insektet gjinden në Amerikë – përveç Kanadasë dhe Kilit, ku është shumë ftohtë që ato të mbijetojnë – dhe përreth Azisë.
Derisa te shumica e njerëzve Zika është sëmundje e lehtë, pa efekte të gjata, mund të ketë pasoja katastrofike për foshnjat.