Autoritetet e Tajvanit kanë thënë se një satelit kinez ka fluturuar mbi hapësirën ajrore të Tajvanit jugor.
BBC-ja ka raportuar të martën se përdoruesit e telefonave celularë në tërë Tajvanin morën “një lajmërim për sulm ajror” duke i paralajmëruar që “të jentë vetëdijshëm për sigurinë e tyre”.
Sateliti u lëshua nga qendra e lëshimit satelitor Xichang në provincën Sichuan të Kinës. Transmetuesi kinez CCTV konfirmoi se një satelit i quajtur Sonda Einstein ishte lëshuar nga qendra.
Ai ka shtuar se misioni i nisjes ishte “një sukses i plotë”.
Mediat kineze kanë deklaruar se sateliti do të vëzhgojë fenomene kalimtare e misterioze në univers, “me synim për të zbuluar aspekte pak të njohura për kozmosin”.
Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Josep Ëu, ka thënë se lëshimi i satelitit afër zgjedhjeve është aktivitet “i paqartë”. Tajvani ka shtuar se po ndjek trajektoren e satelitit për të “paralajmëruar për t’u përgjigjur në mënyrën e duhur”.
Edhe
Tajvani mbetet në gatishmëri të lartë për shkak të stërvitjeve të Kinës rreth ishullit
Incidenti ka ndodhur disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe legjislative në Tajvan, që njohësit kanë thënë se do të formësojnë trajektoren e lidhjeve mes Pekinit dhe Washingtonit.
LEXO EDHE: