Aeroporti londinez Heathrow ka njoftuar në llogarinë e tij në Twitter se sot ndërtesa e Terminalit 3 në aeroport është evakuuar për shkak të alarmit për zjarr.
T3 është evakuuar pas paralajmërimit për zjarr, thuhet në komunikatë, në të cilën shtohet se hetimet janë në rrjedhë, transmeton Reuters.
Heathrow është aeroporti më i madh në Evropë, shkruan agjencia e lajmeve britanike.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarr në aeroportin Heathrow të Londrës
-
Në Heathrow pezullohen disa fluturime për “shkaqe të sigurisë”
-
Kaos në aeroportet kryesore evropiane pas sulmeve kibernetike
-
Mbyllet aeroporti më i madh në Britani shkaku i një zjarri, ndikohen qindra fluturime
-
Zjarr në një ndërtesë në Londër, raportohet për të lënduar