Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Alarm pasi një burrë vdiq nga një prej sëmundjeve më vdekjeprurëse, shkakton gjakderdhje në sy

Një prej sëmundjeve më vdekjeprurëse në botë ka vrarë një person në një shpërthim të ri.

Ai vdiq pasi u infektua me ethet hemorragjike Krime-Kongo (CCHF), që mund të shkaktojë gjakderdhje nga sytë e pacientëve.

Sëmundja filloi në Namibi, ku zyrtarët po mundohen ta ndalojnë përhapjen.

Sëmundja vret deri në 40% të personave të infektuar, sipas OBSH-së, raportoi The Sun. 

Rreth 27 kontakte të personit që vdiq janë gjurmuar. Virusi kalon nga njeriu në njeri përmes kontaktit me gjak ose lëngje trupore, që te njerëzit kalon fillimisht përmes rriqrave që bartin virusin.

Edhe Një sëmundje misterioze në Kongo shkaktoi vdekjen e mbi 50 personave - nisi me ngrënien e një lakuriqi Botë Një sëmundje misterioze në Kongo shkaktoi vdekjen e mbi 50 personave - nisi me ngrënien e një lakuriqi

Simptomat e CCHF-së përfshijnë temperaturën, dhimbjen e muskujve, turbullimin, ndjeshmërinë ndaj dritës dhe vjelljen dhe mund të çojë në dështim të organeve dhe gjakderdhje.

U gjet së pari në Krime më 1944 dhe tani është endemi në Afrikë, Ballkan, Lindje të Mesme dhe disa shtete aziatike.