Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Akullthyesja bërthamore ruse niset drejt Detit të Veriut

Presidenti rus Vladimir Putin ka inauguruar dy akullthyese të reja bërthamore për ta zgjeruar flotën në rritje të anijeve që e bëjnë Rrugën e Detit të Veriut të lundrueshme gjatë gjithë vitit.

Nëpërmjet video-lidhjes Putini dha komandën për të vënë në funksion akullthyesin Yakutia në ujërat e kantierit detar Baltik në Shën Petersburg dhe mbikëqyri ngritjen e flamurit rus mbi akullthyesin Ural, i cili ende nuk është vënë në funksion.

“Anijet e një klase kaq të lartë janë të një rëndësie strategjike për ne”, ka theksuar Putini në fjalimin e tij me këtë rast.

“Zhvillimi i këtij korridori më të rëndësishëm transporti do t’i lejojë Rusisë të realizojë plotësisht potencialin e saj të eksportit dhe të krijojë rrugë logjistike efektive duke përfshirë Azinë Juglindore”.

Udhëheqësi rus shtoi se Rusia ishte “e hapur për bashkëpunim me partnerët e vet” dhe se “me krejt vështirësitë aktuale do të zbatojnë gjithçka që kanë planifikuar”.

Artikuj të ngjashëm