Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Aktivistja afgane arrestohet, e gjashta grua që “zhduket” nga talebanët

Një aktiviste afgane është marrë dhunshëm nga shtëpia e saj dhe është arrestuar nga talebanët.

BBC-ja raportoi se Mursal Ayar u arrestua në shtëpinë në Kabul.

Ajo është gruaja e gjashtë që është marrë nga talebanët në javët e fundit.

Kurse talebanët kanë mohuar se kanë arrestuar atë dhe një zëdhënës tha se po shikonte rastin e Ayarit.

Në Afganistan është frika për Parwana Ibrahim, Tamana Paryani dhe tri motrat e saj, të gjitha që u zhdukën më 19 janar.

Edhe OKB: Talebanët arrestuan gazetarë mbi 250 herë që nga ardhja në pushtet Botë OKB: Talebanët arrestuan gazetarë mbi 250 herë që nga ardhja në pushtet

Për javë, dënimet e raportuara për gratë afgane ka ngritur zemërimin e shumë grupeve të të drejtave.

Aktivistja gjatë janarit kishte marrë pjesë në protestën paqësore duke kërkuar që gratë të punonin, studionin dhe të kishin të drejta politike.