Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Aktivisti arab u paralajmërua nga CIA rreth “kërcënimit saudit”

Një aktivist i njohur arab ka treguar se si disa zyrtarë norvegjezë të sigurisë e kishin strehuar në një vend të sigurt në Norvegji, shtetin në të cilin jeton, pasi e kishin paralajmëruar se atij i kanoset rreziku nga Arabia Saudite.

Aktivisti Iyad el-Baghdadi i ka thënë rrjetit britanik BBC se besonte që kërcënimi vinte shkaku i punës që bën në projektet saudite për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Sipas gazetës britanike, “The Guardian”, informatat rreth kërcënimit kanë ardhur nga CIA, e cila më pas e kishte paralajmëruar Norvegjinë, transmeton Koha Ditore.

El-Bghadadi është kritik i zëshëm në platformat e medieve speciale, që shpesh kritikon liderët në Lindjen e Mesme. Në mesin e atyre që kanë qenë në cak të kritikave të tij është princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman, ndihmësit e të cilit janë akuzuar se e kanë dhënë urdhrin për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, brenda Konsullatës saudite në Stamboll, vitin e kaluar.

CIA, norvegjezët dhe sauditët nuk kanë dashur ta komentojnë rastin.