Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Aktivisti anti-Putin “rekrutohet me forcë” dhe dërgohet në Arktik

Foto: Reuters

Opozitari rus, Alexei Navalny, ka deklaruar se njësiti ushtarak ka rekrutuar një aleat të tij dhe e ka dërguar në një bazë ajrore në Arktik, por sipas liderit opozitar në Rusi, kolegu i tij është kidnapuar.

Ruslan Shaveddinov, menaxher i projekteve në Fondacionin e Navalnyt kundër korrupsionit, është marrë nga banesa e tij pasi i është thyer dera e hyrjes, i është shkëputur energjia elektrike dhe telefoni i ishte bllokuar nga distanca, transmeton KTV.

Shaveddinov është paraqitur nga baza ajrore, 2 mijë kilometra në veri të Moskës. Ai ka deklaruar se përgjatë një viti nuk do t’i lejohet përdorimi i telefonit dhe se gjatë tërë kohës një ushtar tjetër po e mban në kontroll.