Gjykatësit francezë kanë ngritur aktakuzë kundër ish-presidentit Nicolas Sarkozy për korrupsion dhe financim të paligjshëm të fushatës, në lidhje me dyshimet se ai ka marrë fonde nga diktatori i ndjerë libian, Muammar Gaddafi për fushatën e tij më 2007, kanë thënë zyrtarët.
Akuzat vijnë pasi Sarkozy për dy ditë është marrë në pyetje nga policia anti-korrupsion në Nanterre, në veriperëndim të Parisit. Gjyqtarët hetues janë duke hetuar mbi dyshimet se regjimi i Gaddafit në mënyrë të fshehur i ka dhënë Sarkozyt 50 milionë euro për fushatë.
Kjo shumë është dyfishi i shumës së lejuar për financim të fushatës në Francë.
Sarkozy, 63-vjeç, ishte president i Francës nga vitit 2007 deri më 2012.
Ai vazhdimisht ka mohuar këto akuza.
-
Sarkozy shpallet fajtor për disa akuza në rastin e financimit të fushatës
-
Sot pritet verdikti ndaj Sarkozyt në rastin gjyqësor për korrupsion
-
Prokuroria kërkon 7 vjet burgim për Sarkozyn
-
Sarkozy del para gjyqit nën dyshimin për financim të paligjshëm nga Gaddafi
-
Sarkozy i quan “shpifje” akuzat ndaj tij