Ish-nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Rasim Ljajiq, është aksidentuar të dielën, ka njoftuar B92. Aksidenti ndodhi në orën 9:30, derisa thuhet se vetura e tipit "Skoda Superb" doli nga autostrada në jug të Serbisë.
Raportohet se vozitësi i makinës ka humbur jetën, derisa politikani serb është në kujdes intensiv në Qendrën Klinike të Nishit.
“Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Serbisë Rasim Ljajiq ka lëndime të rënda në gjoks, por është stabil, i vetëdijshëm dhe nuk është në rrezik për jetën”, tha drejtori i Qendrës në Nish, Zoran Perisiq.
Artikuj të ngjashëm
-
Beshiri: Pas zhvillimeve të fundit, rënia e Vuçiqit është e pashmangshme
-
Aksidenti “sekret” i sigurimit të Radoiçiqit la të vdekur një të moshuar
-
Vdiq personi që u aksidentua më 15 dhjetor
-
Kryeministri i Serbisë jep dorëheqje
-
Automjeti i ushtrisë serbe shtyp një veturë, pesë të vdekur e një i lënduar rëndë