Kate Middleton dhe Princi William kanë pësuar aksident komunikacioni në fillim të kësaj jave në Londër, shkruan portali britanik "The Week".
Ky është aksidenti i katërt i trafikut në të cilin pjesëmarrësit janë anëtarë të familjes mbretërore.
Përveç automjetit të tyre, në këtë aksident trafiku ishte edhe një polic me motor. The Week shkruan se një 83-vjeçare mori lëndime dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
"Kate dhe William janë shumë të shqetësuar dhe të tronditur," tha Pallati Kessington.
“Hetimi është aktualisht në fazat e hershme dhe një polic me një motor po merret në pyetje si dëshmitar. Mendimet tona i drejtohen viktimës dhe familjes së saj”, tha një përfaqësues i familjes mbretërore, transmeton KosovaPress.
-
William për diagnozën e Catherines: Ishte si të goditeshe nga një autobus
-
Princi William dhe Kate Middleton “thellësisht të shqetësuar” nga zbulimet e Epstein
-
Pas betejës me kancerin, James Middleton i kushton fjalë prekëse motrës së tij
-
Princi Harry po shqyrton çdo mundësi për t'i dërguar fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar
-
Jo me paratë e taksapaguesve: Prince Harry i dëshpëruar për mundësinë e anulimit të vizitës në Londër