Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Air France dhe Airbus lirohen nga akuzat për aksidentin fatal të vitit 2009 që mori 228 jetë

Aksidenti i aeroplanit te AirFrance ne vitin 2009, ku vdiqen 228 persona

Një gjykatë në Francë ka liruar kompanitë Air France dhe Airbus nga akuzat për vrasje të pavullnetshme, në lidhje me aksidentin fatal të qershorit të vitit 2009 kur vdiqën 228 persona, raporton BBC.

Aeroplani Airbus A330, i operuar nga kompania ajrore Air France, kishte hasur në një stuhi dhe ishte rrëzuar në Oqeanin Atlantik.

Gjykata tha se edhe nëse janë bërë gabime, një lidhje mes kompanive dhe aksidentit nuk mund të dëshmohet.

Familjet e viktimave kanë reaguar ashpër ndaj vendimit.

Dukeshin të befasuara kur vendimi u lexua në fund të një seance të gjatë.

Edhe 17 vjet pas tragjedisë mbi Atlantik, Air France dhe Airbus shpallen fajtorë për vdekjen e 228 personave Botë 17 vjet pas tragjedisë mbi Atlantik, Air France dhe Airbus shpallen fajtorë për vdekjen e 228 personave

Daniele Lamy, presidente e shoqatës që i përfaqësonte viktimat, ka thënë se familjet janë të “neveritura” që beteja e tyre e gjatë për drejtësi dolën të ishin të kota.

Claire Durousseau, mbesa e të cilës vdiq në aksident, ka thënë se vendimi është goditje e rëndë.

“Të dashurit tanë kanë vdekur për herë të dytë. Ndjehem shumë keq”, tha Claire.

Ishte rasti i parë gjyqësorë në të cilën një korporatë gjendej si palë e akuzuar për vrasje të pavullnetshme.

Air France dhe Airbus ka mohuar akuzat, për të cilat përballeshin me një gjobë maksimale 225 mijë euro.

Edhe 11 të vdekur nga rrëzimi i avionit në Francën verilindore Botë 11 të vdekur nga rrëzimi i avionit në Francën verilindore

Kompanitë thanë se ishte gabimi i pilotit që çoi në rrëzimin e aeroplanit.

Hetimi zbuloi se aeroplani ishte përballur me një stuhi disa orë pasi ishte nisur nga Rio de Janeiro.

Piloti thuhet se humbi kontrollin e aeroplanit dhe aeroplani u rrëzua në oqean.

Gjykatësi tha se ka pasur disa veprime neglizhente të kompanive, por nuk ka mjaftueshëm dëshmi se Airbus dhe Air France ishin përgjegjëse për rrëzimin.

Në aksident 12 anëtarët e ekuipazhit dhe 216 pasagjerët humbën jetën kur aeroplani ra në Oqeanin Atlantik nga një lartësi prej 11.580 metrave.

Edhe 12 të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Missouri të SHBA-së Botë 12 të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Missouri të SHBA-së

Është një prej aksidenteve më fatale ajrore në histori të Francës.

Viktimat ishin nga 33 shtete të ndryshme.