Televizioni shtetëror i Iranit njoftoi se trupi i ngarkuar me verifikimin e kandidatëve për president ka skualifikuar ish-presidentin Mahmud Ahmadinejad nga gara.
Zgjedhjet presidenciale në Iran do të mbahen muajin e ardhshëm.
Ahmadinejad ka qenë president nga viti 2005 deri në vitin 2013 dhe ka qenë i njohur për retorikën e tij nxitëse ndaj Izraelit, për dyshimet mbi Holokaustin dhe përpjekjet e tij për të devijuar programin bërthamor të Iranit, transmeton rel.
Ndonëse udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i kishte kërkuar atij që të mos kandidonte, Ahmadinejad tronditi vendin duke u regjistruar javën e kaluar.
Khamenei tha se kandidatura e Ahmadinejadit do të krijonte “situatë të polarizuar që do ta dëmtonte vendin".
-
Ahmadinejad rikandidon për president të Iranit
-
Irani miraton gjashtë kandidatë për garën për president, bllokon sërish Ahmadinexhadin
-
Ahmadinexhadi synon rikandidimin për president të Iranit
-
Ahmedinejadi mësyn përsëri postin e presidentit në Iran
-
Ish-udhëheqësi suprem i Iranit do të varroset muajin tjetër