Baku, 3 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Pavlo Klimkin, u shpreh se nga përleshjet në lindje të Ukrainës si rezultat i agresionit të Rusisë kanë humbur jetën më shumë se 10 mijë ukrainas.
Klimkin gjatë vizitës së tij zyrtare në Azerbajxhan, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme Elmar Memmedyarov.
Në një konferencë për media pas takimit, Klimkin tha se Ukraina dhe Azerbajxhani janë dy shtete mike.
Duke vënë në dukje se marrëdhëniet tregtare mes dy shteteve janë në rritje, shefi i diplomacisë së Ukrainës theksoi se “Në krahasim me vitin e kaluar vëllimi ynë tregtar në 9 muajt e fundit të këtij viti është rritur për 66 për qind. Kemi zhvillime të mira edhe në turizëm. Biseduam për çështjet e transportit. Zhvilluam rritje 5 fish në transportin në transit”.
Lidhur me problemin e Malësisë së Karabakut, Klimkin tha se “Ne do të vazhdojmë ta mbështesin integritetin territorial dhe pavarësinë e Azerbajxhanit. Ne i kuptojmë miqtë tanë nga Azerbajxhani më shumë se çdo kush tjetër. Sepse ato që po përjetohen janë okupime. Si pasojë e agresionit të Rusisë më shumë se 10 mijë qytetarë kanë humbur jetën, kurse më shumë se 23 mijë qytetarë janë plagosur."
Memmedyarov u shpreh se bashkëpunimet mes Ukrainës dhe Azerbajxhanit janë strategjike. Duke u shprehur se ndajnë të njëjtin mendim me Ukrainën lidhur me integritetin territorial dhe mbrojtjen e pavarësisë së vendeve, Memmedyarov tha se sot më shumë janë diskutuar çështjet ekonomike.
-
Zelensky del me raport, tregon sa ushtarë u vranë nga Rusia
-
Rusia: 56 civilë janë vrarë gjatë inkursionit ukrainas në rajonin Kursk
-
Mbi 31.000 ushtarë ukrainas kanë vdekur gjatë dy viteve të fundit të luftës
-
OKB numëron rreth 10.000 civilë të vrarë në Ukrainë
-
Mbi 100.000 ushtarë rusë të vrarë e të plagosur për pesë muaj në Ukrainë