Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Agjencia Evropiane e Medikamenteve ik nga Londra e shkon në Amsterdam

Amsterdami fitoi sot garën për të pritur Agjencinë Evropiane të Medikamenteve (EMA), që do të largohet nga Londra për shkak të Brexit, njoftoi sot Presidenca e BE-së.

Sipas një burimi diplomatik, qyteti holandez arriti të fitojë në fazën përfundimtare përballë Milanos.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy qytetet regjistruan të njëjtin numër pikës në raundin e tretë të votimit që merrnin pjesë ministrat e 27 vendeve që do të qëndrojnë në BE.

Sipas rregullores nëse në raunindin e tretë kandidatët marrin të njëjtin numër votash, atëherë fituesi zgjidhet me short.

Duke filluar nga sot në Bruksel janë mbledhur kryediplomatët e vendeve anëtare, ku do të votojnë për qytetet që do të presin agjencitë e ndryshme evropiane që do të largohen nga Britania e Madhe për shkak të Brexit.