Shefat e hapësirës do të hetojnë nëse energjia elektrike mund të transmetohet me valë nga hapësira në miliona shtëpi.
Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) do të miratojë këtë javë një studim tre-vjeçar për të parë nëse fermat e mëdha diellore në hapësirë mund të funksionojnë dhe të jenë me kosto efektive.
Synimi përfundimtar është që të ketë satelitë gjigantë në orbitë, secili në gjendje të gjenerojë të njëjtën sasi energjie elektrike si një termocentral, raportoi BBC-ja të martën.
Këshilli drejtues i ESA-s do të shqyrtojë idenë në selinë e saj në Paris të martën.
Ndonëse disa organizata dhe agjenci të tjera hapësinore kanë shqyrtuar idenë, e ashtuquajtura nisma “Solaris” do të ishte e para që do të shtronte terrenin për një plan praktik për të zhvilluar një sistem të prodhimit të energjisë së rinovueshme, të bazuar në hapësirë.
Edhe
Dielli nuk perëndon kurrë në kozmos
Josef Aschbacher, i cili është drejtori i përgjithshëm i ESA-s, ka thënë BBC Neës se ai besonte se energjia diellore nga hapësira mund të jetë një ndihmë "e madhe" për të adresuar mungesat e ardhshme të energjisë.
"Ne duhet të shndërrohemi në ekonomi neutrale ndaj karbonit dhe për këtë arsye të ndryshojmë mënyrën se si prodhojmë energji dhe veçanërisht të zvogëlojmë pjesën e karburanteve fosile të prodhimit tonë të energjisë”, ka thënë ai.