Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Afro 800 shkolla u shkatërruan në Mozambik nga stuhia “Ana”

Afro 800 shkolla në Mozambik janë shkatërruar nga stuhia tropikale “Ana” javën e kaluar. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Arsimit në Mozambik.

Janë ngritur tenda për të shërbyer si klasa të përkohshme shkollore për 300 mijë nxënës dhe 4700 mësimdhënës të prekur, raporton BBC.

Stuhia “Ana” goditi jugun e Afrikës javën e kaluar duke shkaktuar vdekjen e mbi 80 personave, dhe duke lënë të pastrehë dhjetëra mijëra persona.

Rajoni tash është duke pritur të goditet nga një stuhi e dytë këtë javë.

Parashikuesit thonë se cikloni tropikal “Batsirai” është intensifikuar të martën, ku Mauriciusi ka lëshuar një paralajmërim të shkallës së tretë, që është alarmi i dytë më i madh sa i përket motit.

Shumë familje në ishullin në Oqeanin Indian kanë nxituar në shitore për t’u furnizuar me ushqime, ndërsa u është thënë të qëndrojnë larg detit.

Edhe Dhjetëra të vdekur nga stuhia tropikale Ana në Afrikë Botë Dhjetëra të vdekur nga stuhia tropikale Ana në Afrikë

Në Mozambik po vazhdon pastrimi nga rrënojat në vendet si Manica, Nampula Sofala, Tete dhe Zambezia, ku thuhet se afro 778 shkolla janë shkatërruar nga stuhia “Ana”.

Gina Guibunda, zëdhënëse e Ministrisë së Arsimit, ka bërë të ditur në fillimin e vitit akademik në Mozambik.

Disa shkolla që nuk janë shkatërruar nga Ana nuk po mund të hapen pasi po shfrytëzohen si shtëpi për të pastrehët, ka thënë Gina.