Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Afrika mund të bëhet epiqendra e re e përhapjes së koronavirusit.
Këtë paralajmërim, OBSH-ja e ka bërë pas rritjes së numrit të të infektuarve në këtë kontinent gjatë javës së kaluar. Deri më tash, në Afrikë kanë vdekur 1 mijë persona dhe 18 mijë të tjerë janë infektuar, por këto shifra janë shumë më të ulëta sesa në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.
OBSH-ja ka njoftuar se virusi po përhapet nga kryeqytetet afrikane, teksa është shprehur e shqetësuar se kontinenti nuk ka mjaftueshëm ventilatorë për t’u përballur me pandeminë.
Përhapja e virusit ka nisur në Afrikën e Jugut, Nigeri, Bregu i Fildishtë, Kamerun dhe Ganë. OBSH-ja ka konfirmuar se është më e përqendruar në parandalimin sesa në trajtimin e virusit, ngase shtetet afrikane nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për t’i trajtuar pacientët me koronavirus.