Qeveria e Afrikës së Jugut sot shpalli katastrofë kombëtare për shkak të thatësirave të vazhdueshme dhe mungesës së ujit në disa pjesë të vendit.
Ministri i Qeverisjes Bashkëpunuese dhe Çështjeve Tradicionale, Zweli Mkhize, u tha gazetarëve në parlament se tre nga nëntë provinca janë të prekura.
Cape Town, një destinacion i popullarizuar turistik, është ndër më të goditurat. Zonat tjera të prekura përfshijnë pjesë të Kepit Verior, Kepit Lindor dhe Kepit Perëndimor.
Për shkak të ndryshimeve të kushteve klimatike në Afrikën e Jugut ka rënë më pak reshje ose fare nuk ka rënë për disa muaj. Shumica e digave në vend kanë regjistruar ulje të niveleve të ujit.
Mkhize thotë se gjithsej 6 miliardë randë (508 milion dollarë) janë ndarë për fatkeqësitë në buxhetin e vitit 2018-2019.
-
Banorët e qytetit afrikan që po humbin betejën me turistët
-
Rusia shpall gjendje të emergjencës në kryeqytetin e Dagestanit, si pasojë e përmbytjeve masive
-
Kuba goditet për herë të dytë brenda një jave nga ndërprerja e energjisë elektrike
-
Të paktën 114 të vdekur nga tajfuni në Filipine, shpallet gjendje katastrofe
-
Mbi dy milionë persona evakuohen nga përmbytjet vdekjeprurëse në Pakistan