Afrika e Jugut do të vaksinojë punonjësit shëndetësorë me vaksinën anti-COVID të Johnson&Johnson që ende nuk është aprovuar, duke filluar që nga java e ardhshme, si studim për të parë se çfarë mbrojtje ofron kjo vaksinë ndaj COVID-19, veçanërisht kundër variantit jug-afrikan të koronavirusit, shkruan AP.
Ministri i Shëndetësisë i Afrikës së Jugut, Zweli Mkhize, ka thënë se Afrika e Jugut ka hequr dorë nga planet për përdorim të vaksinës së Oxford/AstraZenecfas, pasi nuk parandalon sëmundje të buta dhe të mesme nga varianti.
Vaksina anti-COVID e Johnson & Johnson, që përdoret në vetëm një dozë, ende po testohet ndërkombëtarisht dhe nuk është aprovuar ende në asnjë shtet.
Artikuj të ngjashëm
-
Afrika e Jugut pezullon vaksinimin me AstraZeneca
-
AstraZeneca nis provat për vaksinën kundër variantit Beta
-
Vaksina e Oxford/AstraZenecas ofron mbrojtje të “limituar” nga varianti jug-afrikan i koronavirusit
-
AstraZeneca tërheq vaksinat muaj pasi pranoi se mund të shkaktonin efekt anësor të rrezikshëm
-
J&J pauzon prodhimin e vaksinës anti-COVID